Konkurs për Anketues / Intervistues Terreni (6 pozita) (29 janar, 2019)

29 janar, 2019

Konkurs për Anketues / Intervistues Terreni (6 pozita)

Në kuadër të projekteve të mbështetura nga MPJ e Norvegjisë, Instituti RIDEA fton të interesuarit nga këto komuna të Kosovës (Prizren, Rahovec, Gjakovë, Deçan, Gjilan, Kamenicë, Viti, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Mamushë, Dragash, Skenderaj, Drenas, Lipjan dhe Suharekë) të aplikojnë për 6 pozita të lira si anketues/intervistues terreni. Të përzgjedhurit nga ky konkurs, në muajt në vijim do të jenë pjesë aktive e implementimit të sondazheve dhe hulumtimeve të opinionit publik, të cilat do t’i zbatoj Instituti RIDEA në bashkëpunim me profesorë të Universitetit të Oxford-it dhe organizata e institucione tjera kredibile ndërkombëtare të kësaj lëmie.

Kushtet dhe kriteret kryesore:

Të interesuarit duhet të jenë të diplomuar apo duke studiuar në nivelin B.A. apo M.A. në ndonjërën nga lëmitë e mëposhtme:

• Media/Gazetari;

• Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;

• Ekonomi/Administrim Biznesi;

• Drejtësi;

• Psikologji;

• Sociologji;

• Studime Evropiane;

• Shkenca Politike/Administratë Publike; dhe/apo

• Të ngjashme me të mësipërmet.

Gjithashtu, kandidatët e interesuar duhet të posedojnë:

Aftësi të shkëlqyeshme të punës me kompjuter;

Njohuri të rrjedhshme të shkrimit në gjuhën shqipe;

Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit ndër-personal;

Gatishmëri për të udhëtuar në vende dhe rajone të ndryshme të Kosovës;

Aftësi për të marrë/nxjerr vendime tëinformuara;

Aftësi për ta menaxhuar kohën dhe shkathtësi organizative;

Shkathtësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e grupit; dhe

Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze dhe eksperienca në procese të mëparshme të intervistimit/anketimit është përparësi.

Përfitimet për kandidatët e përzgjedhur:

Përfitimet përfshijnë pagën mujore kompetitive në tregun e Kosovës, si dhe kontributet mujore pensionale, dhe shpenzimet e transportit në vende të ndryshme të Kosovës gjatë punës tuaj kërkimore. Gjithashtu, do të keni mundësi të jeni pjesëmarrës/e dhe të çertifikoheni për trajnime të ndryshme profesionale (p.sh. teknikat e intervistimit, puna me programin SPSS, etj).

Si të aplikoni?

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një C.V. dhe një letër të shkurtër motivimi (jo më të gjatë se një faqe) në e-mail adresën vijuese: research@ridea-ks.org

Afati i fundit për aplikim është data 12 shkurt 2019.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të ftohen për intervistë.

Për më shumë informata, mund të vizitoni webfaqen tonë: www.ridea-ks.org

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit tonë!

List of videos