RIDEA: Në Kosovë janë së paku 46 pasuri apo asete të ndërmarrjeve shoqërore me seli në Serbi
RIDEA: Në Kosovë janë së paku 46 pasuri apo asete të ndërmarrjeve shoqërore me seli në Serbi

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) bëri prezantimin e studimit të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi për pretendimet e Serbisë mbi “Investimet” në Kosovë nga Ndërmarrjet Shoqërore Serbe pas Vitit 1999 në Kontekstin e Marrëveshjes Eventuale Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Kushtrim Palushi ekspert nga ky Institut shpalosi disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimi në fjalë.

Sipas tij, në këtë studim trajtohen tema specifike që mund të jenë pjesë e marrëveshjes finale eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“Sipas këtij studimi, çështjet më te ndjeshme janë pretendimet e Serbisë lidhur me asetet strategjike të Kosovës, siç janë Qendra e Skijimit në Brezovicë, Kompleksi i Minierave Trepça, Korporata Energjetike e Kosovës ( KEK) , Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës ( PTK) dhe asetet e ndërmarrjeve shoqërore Serbe të cilat gjenden në Kosovë. Aty thuhet se sipas rregullave të zbatueshme shoqërore të së drejtës ndërkombëtare zanore, resurset natyrore të Kosovës, siç janë minierat dhe rezervat minerare, burimet ujore, malet i takojnë Kosovës dhe popullit të saj”, tha ai.

Publikimet e RIDEA-s
Publikimet e RIDEA-s RIDEA publikon artikuj akademik në revista të njohura ndërkombëtare, komente dhe opinione në gazetat e përditshme vendore dhe ndërkombëtare.
Raporte dhe Studime
Raporte dhe Studime Substanca dhe Gjendja e Zbatimit te Marreveshjeve te Dialogut Kosove-Serbi
Artikuj Akademik
Artikuj Akademik Kufijtë e një marrëdhënie të lënë pas dore: Korrupsioni dhe Liria Ekonomike. Qerimi, Qerim R. dhe Sergi, Bruno S.
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare Gjendja e përgjithshme e sferës së botimeve akademike ose shkencore në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe shtete të tjera.
Komente/OP-ED
Komente/OP-ED Problemet e vjetra dhe shtetet e reja. Qerim Qerimi. (Taipei Times, 2008).
E-newsletter
E-newsletter Përmbledhje e aktiviteteve të RIDEAs në aspekte të ndryshme që shfaqet dy herë në vjet.