RIDEA: "Kosova duhet të kërkoj dëmshperblim nga Serbia për shkatërrimin e Trepcës"
RIDEA: "Kosova duhet të kërkoj dëmshperblim nga Serbia për shkatërrimin e Trepcës"

 Çështja e Trepçës ka qenë pjesë e studimit të fundit nga Instituti RIDEA. Iraj Hashaj nga po i njejti institut ka deklaruar se Serbia duhet të marr përgjegjësi për dëmet e shkaktuara gjatë kohës kur e menaxhonte këtë kompani. Një nga gjërat më shkatërruese që ka bërë Serbia, e ka ndërruar pronësinë e Trepçës, aksionet janë bartë janë shitur punëtorëve. Menaxhmenti e ka përdorur ligjin e Markoviqit që aksionet t’i dorëzojë tek fondi i zhvillimit të Serbisë. 25 % në atë kohë kanë mbet aksione shoqërore. Trepça ka pasur edhe disa borxhe e disa janë përkthyer edhe me akuza padi, 67 milionë euro që kanë qenë zyrtare të Trepçës ka pas edhe borxhe jashtë letrave”, theksoi Hashi. Disa nga konkludimet e këtij prezentimi thuhet të kenë qenë sa i përket qëndrimit të Kosovës sa i përket asaj që Kosova duhet të kërkoj në raport me Serbinë. Kosova duhet të pretendoj të kthej pronën e dëmtuar, dëmet qoftë në prona private apo publike duhen kompensuar si dhe pervec dëmeve materiale, dëmet jo-materiale duhen kompensuar si humbjet e jetërave njerëzore, dhunimet, traumat si dhe depërtimi masiv i kryer gjatë luftës. Të dyja këto studime janë të mbështetura nga ambasada norvegjeze.

 

Kliko këtu për të lexuar artikullin e plotë

Publikimet e RIDEA-s
Publikimet e RIDEA-s RIDEA publikon artikuj akademik në revista të njohura ndërkombëtare, komente dhe opinione në gazetat e përditshme vendore dhe ndërkombëtare.
Raporte dhe Studime
Raporte dhe Studime Substanca dhe Gjendja e Zbatimit te Marreveshjeve te Dialogut Kosove-Serbi
Artikuj Akademik
Artikuj Akademik Kufijtë e një marrëdhënie të lënë pas dore: Korrupsioni dhe Liria Ekonomike. Qerimi, Qerim R. dhe Sergi, Bruno S.
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare Gjendja e përgjithshme e sferës së botimeve akademike ose shkencore në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe shtete të tjera.
Komente/OP-ED
Komente/OP-ED Problemet e vjetra dhe shtetet e reja. Qerim Qerimi. (Taipei Times, 2008).
E-newsletter
E-newsletter Përmbledhje e aktiviteteve të RIDEAs në aspekte të ndryshme që shfaqet dy herë në vjet.