Konkurs për Anketues/Intervistues Terreni (26 tetor, 2018)

26 tetor, 2018

Konkurs për Anketues/Intervistues Terreni

Në kuadër të projekteve të mbështetura nga MPJ e Norvegjisë, Instituti RIDEA fton të interesuarit nga të gjitha komunat e Kosovës të aplikojnë për 15 pozita të lira si anketues/intervistues terreni. Të përzgjedhurit nga ky konkurs, në muajt në vijim do të jenë pjesë aktive e implementimit të sondazheve dhe hulumtimeve të opinionit publik, të cilat do t’i zbatoj Instituti RIDEA në bashkëpunim me profesorë të Universitetit të Oxford-it dhe organizata e institucione tjera kredibile ndërkombëtare të kësaj lëmie.

Kushtet dhe kriteret kryesore:

Të interesuarit duhet të jenë të diplomuar apo duke studiuar në nivelin B.A. apo M.A. në ndonjërën nga lëmitë e mëposhtme:
• Media/Gazetari;
• Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;
• Ekonomi/Administrim Biznesi;
• Drejtësi;
• Psikologji;
• Sociologji;
• Studime Evropiane;
• Shkenca Politike/Administratë Publike; dhe/apo
• Të ngjashme me të mësipërmet.

Gjithashtu, kandidatët e interesuar duhet të posedojnë:

Aftësi të shkëlqyeshme të punës me kompjuter;
Njohuri të rrjedhshme të shkrimit në gjuhën shqipe;
Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit ndër-personal;
Gatishmëri për të udhëtuar në vende dhe rajone të ndryshme të Kosovës;
Aftësi për të marrë/nxjerr vendime të informuara;
Aftësi për ta menaxhuar kohën dhe shkathtësi organizative;
Shkathtësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e grupit; dhe
Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze dhe eksperienca në procese të mëparshme të intervistimit/anketimit është përparësi.

Përfitimet për kandidatët e përzgjedhur:

Përfitimet përfshijnë pagën mujore kompetitive në tregun e Kosovës, si dhe kontributet mujore pensionale, dhe shpenzimet e transportit në vende të ndryshme të Kosovës gjatë punës tuaj kërkimore. Gjithashtu, do të keni mundësi të jeni pjesëmarrës/e dhe të çertifikoheni për trajnime të ndryshme profesionale (p.sh. teknikat e intervistimit, puna me programin SPSS, etj).

Si të aplikoni?

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një C.V. dhe një letër të shkurtër motivimi (jo më të gjatë se një faqe) në e-mail adresën vijuese: ridea.institute@gmail.com


Afati i fundit për aplikim është data 9 nëntor 2018.


Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të ftohen për intervistë.

Për më shumë informata, mund të vizitoni webfaqen tonë: www.ridea-ks.org

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit tonë!

List of videos