Instituti Kërkimor për Çështje
Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) është një organizatë e pavarur,
jo-fitimprurëse dhe e orientuar kah kërkimet, e specializuar dhe përkushtuar
ndaj studimit dhe kuptimit të çështjeve evropiane dhe të zhvillimit. Projektet
e RIDEA-s financohen tërësisht nga dhurimet e individëve dhe të kompanive
publike dhe private, për të bërë të mundur kryerjen e punëve dhe përmbushjen e
misionit. Në të kaluarën, organizata ka hartuar dhe publikuar një sërë
studimesh dhe dokumentash të politikave për aspekte kyçe të proceseve
integruese evropiane dhe marrëdhënieve ndëretnike, çështjeve dhe politikave të
jashtme, të drejtës ndërkombëtare, politikave publike, dhe sektorit të arsimit
në Kosovë. Po ashtu, Instituti RIDEA ka organizuar një seri të konferencave,
seminareve dhe punëtorive me palët përkatëse të interesit për tema e lartëcekura.
Në
të kaluarën, ekipi i RIDEA-s ka shërbyer në kapacitete që janë të rëndësishme
për misionin dhe objektivat që Instituti synon t'i arrijë, përfshirë përvojë
pune në institucione vendore si Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ministria e
Punëve të Jashtme, Ministria e Drejtësisë, Universiteti i Prishtinës, dhe të
tjera. Anëtarët e RIDEA-s, po ashtu, kanë përvoja të konsiderueshme edhe në
punën me institucione ndërkombëtare.
Po aq me rëndësis, anëtarët e
RIDEA-s kanë përvojë të shumtë në veprimtari kërkimi me një sërë institucionesh
hulumtuese vendëse e ndërkombëtare dhe institucione arsimore. Në të kaluarën,
ata kanë bërë kërkime, studime ose mbajtur ligjërata në institucione si
Universiteti i Harvardit, Universiteti i Oxford-it, Universiteti i
Cambridge-it, Universiteti i Firencës, Universiteti i Yale-it, Universiteti i
Manchester-it, Universiteti i Vienës, Universiteti i Ghent-it, Universiteti i
Lirë i Amsterdamit, Akademia e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare, Instituti
Max Planck për të Drejtën e Krahasuar Publike dhe të Drejtën Ndërkombëtare, dhe
të tjera institucione.
Ngjashëm, anëtarët e ekipit të
RIDEA-s kanë qenë aktivë edhe në fushën e publikimeve. Ata janë autorë apo
bashkëautorë të një numrër të librave, kapitujve të librave dhe artikujve
akademik dhe të tjerë në lidhje me rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për
tema të tjera të rëndësishme si, konsolidimi i demokracisë, proceset e
integrimit evropian, sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe
e lirive themelore, etj. Po kështu, anëtarët kyç të personelit të organizatës
kanë qenë pjesë e konferencave të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare në lidhje
me këto tema. Në të vërtetë, Instituti mban lidhje të ngushta me një sërë
rrjetesh profesionale dhe institucionesh akademike në shkallë botërore (p.sh.
Qendra për Studimet e BE-së – Universiteti i Ghentit, Qendra për Studime
Ndërkombëtare – Universiteti i Oksfordit, etj.).