Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të
Zhvillimit (RIDEA) është një organizatë joqeveritare e pavarur, e përkushtuar
për të nxitur dhe përsosur cilësinë e debatit dhe analizës për çështje
evropiane dhe të zhvillimit në Kosovë dhe më gjerë në rajon. RIDEA beson në
parimet e lirisë, të shoqërisë së lirë dhe përgjegjësisë, dhe gjeneron
frymëzimin e saj mbështetur në këto parime. Ajo kërkon të luaj një rol kyç në
kerkime dhe promovimin e ideve të reja praktike, nismave dhe zgjidhjeve të
problemeve me të cilat përballen aspektet zhvillimore dhe procesi i integrimit
evropian në Kosovë dhe më gjerë. Pra, ajo synon të jetë një forcë për
ndryshime, duke gjetur dhe ofruar zgjidhje që janë të mbështetura në dëshmi dhe
kanë efekte të gjera, si dhe janë të integruara mirë në proceset e
politikëbërjes. Duke vepruar kështu, së bashku me hulumtimet e saj, RIDEA
organizon debate, seminare, konferenca, trajnime dhe projekte të tjera të
ndërlidhura, duke synuar që të angazhojë shkollarët, studiuesit dhe hartuesit e
politikave në punën e saj. Si një organizatë e pavarur, RIDEA është
jo-fitimprurëse dhe projektet e saj financohen tërësisht nga dhurimet apo
donacionet e individëve dhe të kompanive private dhe publike për të kryer punën
dhe përmbushur misionin e saj.