Deklaratë shtypi (19 shkurt 2019)
Deklaratë shtypi (19 shkurt 2019)

Konferenca: Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - (E mërkure, 20 shkurt 2019, ora 09:30) në Swiss Diamond Hotel Prishtina (Salla Dyar)

Të nderuar/a gazetare/gazetarë:

Të nderuara media:


Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka kënaqësinë të ju ftoj të merrni pjesë në konferencën - Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - (E mërkure, 20 shkurt 2019, ora 09:30) në Swiss Diamond Hotel Prishtina (Salla Dyar).

Sondazhi që do të prezantohet në fillim të kësaj konference i jep përgjigje disa nga dilemave kryesore që e karakterizojnë dialogun e fazës finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sa përqind e qytetarëve e përkrahin korrigjimin e kufijve me Serbinë? A e pranojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë në këmbim të njohjes de facto nga Serbia? Cilat janë të dhënat senzacionale në këtë aspekt? Sa përqind e qytetarëve shqiptarë dhe sa përqind e qytetarëve serbë të Kosovës e përkrahin vazhdimin e status-kuo-së? Për cilën etni në Kosovë, Trepça është vijë e kuqe e patejkalueshme? Cili është ‘zëri i popullit’ për Ujmanin/Gazivodën? Po, për Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviçin, a ka hapësirë për kompromis duke u mbështetur në ‘zërin e popullit’? Sa përqind e qytetarëve shprehën se a duhet Trepça dhe Ujmani të mbetën brenda Kosovës ? Cili është ‘zëri i popullit’ për Luginën e Preshevës? Sa përqind e qytetarëve të Kosovës me çdo kusht dhe çdo çmim e duan Luginën e Preshevës pjesë të Kosovës? Sa përqind e qytetarëvë shqiptarë mendojnë se Lugina e Preshevës bën të mbetet akoma nën Serbi? Sa përqind e qytetarëve shprehën se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë ? Çfarë është surprizuese në këtë aspekt, kah po zhvendoset lavjerrësi i ‘zërit i popullit’ të Kosovës rreth bashkimit eventual të Kosovës me Shqipërinë? Cilat janë vijat e kuqe për shqiptarët dhe serbët në fazën finale të dialogut? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që kanë marrë përgjigjen precize nga ‘zëri i popullit’ të Kosovës.

Përveç panelistëve që mund t’i gjeni në agjendën e mëposhtme, pjesëmarrësit tjerë do të jenë diplomatë të akredituar ndërkombëtar në Kosovë, zyrtar institucional të Kosovës, aktivistë të shoqërisë civile, publicistë dhe përfaqësues nga bota akademike.

PROGRAMI
20 shkurt 2019

9:15-9:30
Regjistrimi dhe Kafe mikpritëse

9:30-9:50
Fjala Hyrëse & Prezantim i Shkurtër i Rezultateve dhe Gjetjeve të Sondazhit:
Dr. Labinot Greiçevci, RIDEA & Prof. Anthony Heath, Universiteti i Oxfordit & RIDEA

Z. Per Strand Sjaastad
Ambasador i Norvegjisë në Kosovë

09:50‒11:45
Prezantime dhe Diskutime:
-Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë -

Udhëheqës Paneli:
Dr. Labinot Greiçevci
RIDEA

Folësit:
Z. Hashim Thaçi
President i Republikës së Kosovës

Z.Ramush Haradinaj (TBC)
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Z. Albin Kurti
Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje

Z. Lutfi Haziri
Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Profesor Richard Caplan
Universiteti i Oxfordit

Prof. Anthony Heath
Universiteti i Oxfordit

Z. Fatmir Limaj
Bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror

Z. Shpend Ahmeti (TBC)
Bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror

11:45‒12:00
Konkluzionet e Konferencës

Ju ftojmë që ta përcjellni këtë ngjarje.


Pjesëmarrja juaj na nderon.


Ju mirëpresim.

Publikimet e RIDEA-s
Publikimet e RIDEA-s RIDEA publikon artikuj akademik në revista të njohura ndërkombëtare, komente dhe opinione në gazetat e përditshme vendore dhe ndërkombëtare.
Raporte dhe Studime
Raporte dhe Studime Substanca dhe Gjendja e Zbatimit te Marreveshjeve te Dialogut Kosove-Serbi
Artikuj Akademik
Artikuj Akademik Kufijtë e një marrëdhënie të lënë pas dore: Korrupsioni dhe Liria Ekonomike. Qerimi, Qerim R. dhe Sergi, Bruno S.
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare Gjendja e përgjithshme e sferës së botimeve akademike ose shkencore në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe shtete të tjera.
Komente/OP-ED
Komente/OP-ED Problemet e vjetra dhe shtetet e reja. Qerim Qerimi. (Taipei Times, 2008).
E-newsletter
E-newsletter Përmbledhje e aktiviteteve të RIDEAs në aspekte të ndryshme që shfaqet dy herë në vjet.