Deklaratë shtypi (21 qershor 2019)
Deklaratë shtypi (21 qershor 2019)

Konferenca: - Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (Vëllimi II) - (E hënë, 24 qershor 2019, ora 09:30) në Swiss Diamond Hotel Prishtina (Salla Dyar)

Të nderuar/a gazetare/gazetarë:
Të nderuara media:

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka kënaqësinë të ju ftoj të merrni pjesë në konferencën - Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - Vëllimi II - (E hënë, 24 qershor 2019, ora 09:30) në Swiss Diamond Hotel Prishtina (Salla Dyar).

Sondazhi që do të prezantohet në fillim të kësaj konference i jep përgjigje disa nga dilemave kryesore që e karakterizojnë dialogun e fazës finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sa përqind e qytetarëve e përkrahin korrigjimin e kufijve me Serbinë në krahasim me sondazhin e para 5 muajve? A është rritur apo zvogëluar mbështetja qytetare për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë në këmbim të njohjes de facto nga Serbia? Cilat janë të dhënat senzacionale në këtë aspekt? Sa përqind e qytetarëve shqiptarë dhe sa përqind e qytetarëve serbë të Kosovës e përkrahin vazhdimin e status-kuo-së? Sa përqind e qytetarëve e mbështesin politikën aktuale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejt arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë? Sa përqind e qytetarëve e mbështesin politikën aktuale të BE-së dhe të shteteve të veçanta të BE-së drejt arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë? Çka është testi litmus në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi i identifikuar nga qytetarët e Kosovës në sondazhin e RIDEA-s?

Çfarë po ndodh në të vërtetë me mbështetjen qytetare sa i përket çështjes së bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri? A po bëhen shqiptarët e Kosovës më emocional apo racional në gjykimet e tyre në raport me çështjen e bashkimit eventual Kosovë-Shqipëri? Cila është surpriza e madhe në këtë aspekt? Cilat janë motivet dhe arsyet respektive që i shtyjnë qytetarët e Kosovës të përkrahin apo kundërshtojnë njërin skenar për dallim prej tjetrit, sa i përket marrëveshjes eventuale Kosovë-Serbi?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që kanë marrë përgjigjen precize nga ‘zëri i popullit’ të Kosovës, në Vëllimin II.

Përveç panelistëve që mund t’i gjeni në agjendën e mëposhtme, pjesëmarrësit tjerë do të jenë diplomatë të akredituar ndërkombëtar në Kosovë, zyrtarë institucionalë të Kosovës, aktivistë të shoqërisë civile, publicistë dhe përfaqësues nga bota akademike.

PROGRAMI

24 qershor 2019
9:15-9:30
Regjistrimi dhe Kafe mikpritëse

9:30-9:50
Fjala Hyrëse & Prezantim i Shkurtër i Rezultateve dhe Gjetjeve të Sondazhit:
Dr. Labinot Greiçevci, RIDEA & Prof. Anthony Heath, Universiteti i Oxfordit & RIDEA

Z. Per Strand Sjaastad
Ambasador i Norvegjisë në Kosovë

09:50‒11:45
Prezantime dhe Diskutime:
-Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (Vëllimi II)-

Udhëheqës Paneli:
Dr. Labinot Greiçevci
RIDEA

Folësit:
Z. Hashim Thaçi
President i Republikës së Kosovës

Z. Albin Kurti
Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje

Z. Lutfi Haziri
Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Z. Enver Hoxhaj (TBC)
Partia Demokratike e Kosovës

Z. Fatmir Limaj
Nisma Socialdemokrate & Bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror

Z. Shpend Ahmeti
Partia Socialdemokrate & Bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror

11:45‒12:00
Konkluzionet e Konferencës

Ju ftojmë që ta përcjellni këtë ngjarje.

Pjesëmarrja juaj na nderon.

Ju mirëpresim.

Publikimet e RIDEA-s
Publikimet e RIDEA-s RIDEA publikon artikuj akademik në revista të njohura ndërkombëtare, komente dhe opinione në gazetat e përditshme vendore dhe ndërkombëtare.
Raporte dhe Studime
Raporte dhe Studime Substanca dhe Gjendja e Zbatimit te Marreveshjeve te Dialogut Kosove-Serbi
Artikuj Akademik
Artikuj Akademik Kufijtë e një marrëdhënie të lënë pas dore: Korrupsioni dhe Liria Ekonomike. Qerimi, Qerim R. dhe Sergi, Bruno S.
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare Gjendja e përgjithshme e sferës së botimeve akademike ose shkencore në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe shtete të tjera.
Komente/OP-ED
Komente/OP-ED Problemet e vjetra dhe shtetet e reja. Qerim Qerimi. (Taipei Times, 2008).
E-newsletter
E-newsletter Përmbledhje e aktiviteteve të RIDEAs në aspekte të ndryshme që shfaqet dy herë në vjet.