Njoftim (24 shtator 2019)
Njoftim (24 shtator 2019)

Sot, në konferencë për shtyp, zv.drejtori ekzekutiv i Institutit RIDEA Dr. (cand) Shpend Voca, së bashku me eksperten e Institutit RIDEA, Dr. Albulena Jahja, kanë prezantuar dy studimet e para rreth ‘personave të pagjetur’ dhe ‘personave të zhvendosur’ në kontekstin e marrëveshjes finale eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Disa nga rekomandimet kryesore të studimit mbi ‘personat e pagjetur’ janë me sa vijon:

 

• Kosova duhet të insistoj në adresimin e çështjes së të pagjeturve në harmoni të plotë me standardet ndërkombëtare;

• Kosova duhet ta kushtëzojë Serbinë të hapë të gjitha dosjet dhe informacionet që kanë të bëjnë me personat e pagjetur;

• Serbia duhet të përgatis raporte për vendndodhjen e të gjithë personave të cilët nuk janë gjetur gjatë luftës në Kosovë;

• Kosova dhe Serbia duhet t’i shmangen politizimit të çështjes së personave të pagjetur;

• Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit duhet të shërbejë si mekanizëm i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të aktiviteteve rreth personave të pagjetur;

• Bashkimi Evropian (BE) duhet ta emërojë një të dërguar të posaçëm në mënyrë që brenda 12 muajve ta trajtoj çështjen e personave të pagjetur mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo duhet të jetë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë; 

• Nëse BE heziton të merret me këtë çështje, atëherë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ose OKB-ja duhet të dërgojnë një të dërguar të posaçëm për t'u marrë  me çështjen e personave të pagjetur.


Ndërsa, mëposhtë janë disa nga rekomandimet kryesore të studimit mbi ‘personat e zhvendosur’:

 

• Çështja e personave të zhvendosur duhet të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi, duke pasur parasysh se ende ka një numër të zhvendosurish që nuk kanë vullnet të kthehen. Duhet të bëhet e qartë gjatë dialogut se kjo çështje duhet të mbështetet nga qeveria serbe dhe personat e zhvendosur nuk duhet të manipulohen për arsye politike;

• Një çështje e rëndësishme është ofrimi i zgjidhjes për të zhvendosurit në komunën e Mitrovicës, duke pasur parasysh numrin e madh të të zhvendosurve nga kjo komunë. Duhet të zhvillohen programe specifike për këtë komunë, në mënyrë që të forcohen marrëdhëniet ndëretnike dhe po ashtu të krijohen mundësi më të mira jetese;

• Në dialogun Kosovë-Serbi, gjithashtu duhet të përfshihet diskutimi i kthimit të të zhvendosurve nga Lugina e Preshevës që janë zhvendosur në Kosovë apo kudo tjetër. Ngjashëm, të kthyerve në Luginën e Preshevës duhet t’u ofrohet siguri, kushte më të mira jetese dhe mundësi punësimi. Kthimi i të zhvendosurve në komunën e Mitrovicës dhe në Luginën e Preshevës duhet të jetë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjore midis Kosovës dhe Serbisë;

• Projektet e kushteve të banimit duhet të fokusohen veçanërisht në veri të Mitrovicës ku një numër i madh i shtëpive janë uzurpuar. Në vende të tjera duhet të ketë më shumë projekte për të përmirësuar shkathtësitë e punësimit përmes trajnimeve në klasë dhe në punë, rritjen e numrit granteve të vetëpunësimit dhe gjithashtu përfshirjen e komuniteteve në iniciativat për firmat fillestare; dhe

• Duke pasur parasysh rritjen e ngadalshme ekonomike në Kosovë, këto projekte do të rrisin mundësinë e kthimit të qëndrueshëm; domethënë do të sigurojnë integrimin ekonomik të komuniteteve dhe do të rrisin probabilitetin e tyre për gjenerimin e vazhdueshëm të të ardhurave, ashtu që të mos bëhen barrë për sistemin e mirëqenies sociale.

Publikimet e RIDEA-s
Publikimet e RIDEA-s RIDEA publikon artikuj akademik në revista të njohura ndërkombëtare, komente dhe opinione në gazetat e përditshme vendore dhe ndërkombëtare.
Raporte dhe Studime
Raporte dhe Studime Substanca dhe Gjendja e Zbatimit te Marreveshjeve te Dialogut Kosove-Serbi
Artikuj Akademik
Artikuj Akademik Kufijtë e një marrëdhënie të lënë pas dore: Korrupsioni dhe Liria Ekonomike. Qerimi, Qerim R. dhe Sergi, Bruno S.
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare Gjendja e përgjithshme e sferës së botimeve akademike ose shkencore në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe shtete të tjera.
Komente/OP-ED
Komente/OP-ED Problemet e vjetra dhe shtetet e reja. Qerim Qerimi. (Taipei Times, 2008).
E-newsletter
E-newsletter Përmbledhje e aktiviteteve të RIDEAs në aspekte të ndryshme që shfaqet dy herë në vjet.