15 maj 2018
Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sot ka vazhduar në qytetin e Mitrovicës. Diskutimet mbi raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë marrin kuptimin e tyre të plotë atëherë kur trajtohen në pikën më neuralgjike të këtij rebusi, në Mitrovicë.
Së bashku me kryetarin e komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, ambasadorin Norvegjez në Kosovë, Sh.T.Z. Per Strand Sjaastad dhe përfaqësuesit e partive politike siç janë, PDK, LDK, VV dhe aktivistë të shoqërisë civile, kemi trajtuar përmbajtësisht të ardhmen e raporteve Kosovë-Serbi.