Njoftim (24 tetor 2019)
Njoftim (24 tetor 2019)

Konferenca e sotme per shtyp rreth prezantimit te studimit ‘Pretendimet e Serbise mbi ‘Investimet’ ne Kosove nga Ndermarrjet Shoqerore Serbe pas Vitit 1999 ne Kontekstin e Marreveshjes Finale Eventuale ndermjet Kosoves dhe Serbise

Sot, në Prishtinë kemi vazhduar serinë e prezantimeve të studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi. Në konferencën e sotme për shtyp, Kushtrim Palushi ekspert i jashtëm i Institutit RIDEA, ka prezantuar studimin e radhës ‘Pretendimet e Serbisë mbi ‘Investimet’ në Kosovë nga Ndërmarrjet Shoqërore Serbe pas Vitit 1999 në Kontekstin e Marrëveshjes Finale Eventuale Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’.

Disa nga rekomandimet kryesore të këtij studimi janë me sa vijon:

 

1. Kosova dhe Serbia duhet të bien dakord për një proces të sukcesionit së shtetit dhe të nënshkruajnë një marrëveshje të detyrueshme për çështjet e sukcesionit së shtetit, të ngjashme me atë të nënshkruar midis republikave përbërëse të ish-RSFJ-së, me ç ’rast do të adresonin çështjet e paraqitura në këtë punim dhe çështje të tjera, të tilla si borxhet, pensionet, trashëgimia kulturore, arkivat dhe çështjet e tjera të trashëgimisë së shteteve.

 

2. Kompleksi i Minierave i Trepçës dhe rezervat minerare nëntokësore nën menaxhimin e saj janë pronë e Kosovës dhe vetëm Kosova ka të drejtën sovrane për të shfrytëzuar burimet e saj natyrore sipas rregullave të zbatueshme të së drejtës ndërkombëtare. Serbia nuk mund të pretendojë të drejtën e pronësisë për Trepçën dhe asetet e saj, pasi ato janë ndërtuar dhe shfrytëzuar nga RSFJ gjatë ekzistencës së saj. Trepça duhet të njohë, pasi të dokumentohen, borxhet dhe detyrimet e saj ndaj kreditorëve privatë si Mytileneos AS dhe SCMM, dhe këto borxhe duhet të paguhen nga Trepça ose Shteti i Kosovës si pronar i Trepçës.

 

3. Borxhet ndërkombëtare të RSFJ-së të marra për financimin e ndërmarrjeve shoqërore, siç është Trepça dhe Qendra e Skijimit të Brezovicës, do të trajtohen me Serbinë në kontekstin e trashëgimisë së borxheve në baza të barabarta. Serbia nuk mund të pretendojë dhe Kosova nuk duhet të njohë pretendimet e Serbisë si Kreditor i ndërmarrjeve shoqërore, si rezultat i kredive të dhëna për ndërmarrjet shoqërore nga RSFJ përmes Fondit për Kreditimin e Zhvillimit të Republikave dhe Rajoneve Autonome më Pak të Zhvilluara.

 

4. Dhoma e Posaçme për Çështjet e Privatizimit të Gjykatave të Kosovës duhet të vendos mbi pretendimet e bëra nga kreditorët privatë ndaj ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës, sikurse janë Trepça, Qendra e Skijimit në Brezovicë dhe të ngjashme, dhe këto kërkesa duhet të përmbushen nga të ardhurat e realizuara nga shitjet e aseteve të këtyre ndërmarrjeve, ose nga Republika e Kosovës në rast të nacionalizimit.

 

5. Pasuritë e ndërmarrjeve shoqërore duhet të njihen, mbrohen dhe kompensohen. Pasi që Kosova dhe Serbia kanë pasuri në njëra-tjetrën, ato mund të bien dakord për shkëmbimin e këtyre aseteve, me kusht që një shkëmbim i tillë të bëhet në baza të barabarta. Nga ana tjetër, Kosova dhe Serbia mund të bien dakord për kompensimin e aseteve, të cilat do të duhej vlerësuar përmes një procesi të vlerësimit profesional. Të drejtat e qytetarëve privat ose të subjekteve private mbi pasuritë, në rast se janë përfituar në mënyrë të drejtë duhet të mbrohen sipas Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut ose të kompensohen nga shtetet në rast të transformimit apo shtetëzimit të tyre.

 

6. Një proces i restituimit të të drejtave pronësore duhet të iniciohet në rast se Serbia insiston në pretendimet mbi pronat në Kosovë. Procesi i restituimit të të drejtave pronësore do t’i mundësonte qytetarëve edhe entiteteve private në Kosovë, pronat e të cilëve u privatizuan, konfiskuan ose transformuan gjatë periudhës ndërmjet 1989 deri në vitin 1999 për të kërkuar njohjen e të drejtave të pronësisë mbi pronat që u transformuan në mënyrë diskriminuese gjatë kësaj periudhe.

 

7. Të drejtat legjitime të kreditorëve duhet të njihen dhe në masë të mundshme të mbrohen ose të kompensohen nga të ardhurat e krijuara nga procesi i privatizimit ose nga buxheti i Kosovës.

 

8. Në rast se Kosova dhe Serbia nuk mund të bien dakord mbi çështjet e mësipërme dhe çështje të tjera të ndërlidhura me procesin e sukcesionit të shtetit, ato mund të themelojnë një tribunal arbitrazhi i ngjashëm me Komisionin e Badinterit për RSFJ-në, i cili përfundimisht do të zgjidhte të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Publikimet e RIDEA-s
Publikimet e RIDEA-s RIDEA publikon artikuj akademik në revista të njohura ndërkombëtare, komente dhe opinione në gazetat e përditshme vendore dhe ndërkombëtare.
Raporte dhe Studime
Raporte dhe Studime Substanca dhe Gjendja e Zbatimit te Marreveshjeve te Dialogut Kosove-Serbi
Artikuj Akademik
Artikuj Akademik Kufijtë e një marrëdhënie të lënë pas dore: Korrupsioni dhe Liria Ekonomike. Qerimi, Qerim R. dhe Sergi, Bruno S.
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare Gjendja e përgjithshme e sferës së botimeve akademike ose shkencore në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe shtete të tjera.
Komente/OP-ED
Komente/OP-ED Problemet e vjetra dhe shtetet e reja. Qerim Qerimi. (Taipei Times, 2008).
E-newsletter
E-newsletter Përmbledhje e aktiviteteve të RIDEAs në aspekte të ndryshme që shfaqet dy herë në vjet.