INPUT PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË NATO (PERSPEKTIVAT E SË
ARDHMËS): HAPAT DHE PROCEDURAT
Qëllimi i këtij studimi është që të analizojë hapat dhe procedurat
dhe mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në NATO në të ardhmen. Përveç kësaj, ky
studim identifikon mësimet e nxjerra në të kaluarën e afërt nga shtetet e
tjera, veçanërisht në rajonin e Ballkanit në rrugën e tyre drejt integrimit në
NATO (p.sh., Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia).
INPUT
PËR HYRJEN E KOSOVËS NË ORGANIZATAT DHE MEKANIZMAT TJERË NDËRKOMBËTARË
(AGJENCITË TJERA TË OKB-SË): (PERSPEKTIVAT E SË ARDHMËS): HAPAT DHE PROCEDURAT
Ky punim
analizon dhe ofron një pasqyrë të mekanizmave, hapave dhe procedurave të
pranimit të Kosovës në disa organizata ndërkombëtare dhe agjencive të tilla si;
Këshilli i Evropës, dhe agjencitë e tjera të OKB-së. Ndër të tjera, punimi ofron një perspektivë të plotë të mundësive dhe pengesave mbi këtë proces.
INPUT
PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË OKB (PERSPEKTIVAT E SË ARDHMËS): HAPAT DHE
PROCEDURAT
Ky
punim hulumtues përshkruan dhe hulumton procesin eventual të anëtarësimit
të Kosovës në OKB në të ardhmen. Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt
2008, përpjekjet e Kosovës u drejtuan drejt konsolidimit të shtetësisë në
sistemin ndërkombëtar, i cili në thelb përbëhet nga anëtarësimi në OKB.
Prandaj, ky dokument dekonstrukton faktorët politikë si dhe mundësitë që lidhen
me këtë anëtarësim.
INPUT
PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË OSBE (PERSPEKTIVAT E SË ARDHMËS): HAPAT DHE
PROCEDURAT
Qëllimi
i këtij punimi është që të analizoj hapat dhe procedurat e anëtarësimit të
Kosovës në OSBE dhe jep një kontribut të konsiderueshëm në lidhje me
mundësitë që Kosova ka për anëtarësim.
ZËRI I POPULLIT RRETH 'FINALES SË MADHE' NDËRMJET KOSOVËS DHE SERBISË (Vëllimi III)
Pas sondazhit të parë dhe të dytë, Instituti RIDEA realizon sondazhin e tretë Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (Vëllimi III) në mes datave 20-24 Janar 2020. Në këtë mënyrë, objektivi kryesor i sondazhit është të kuptojmë në thellësi motivet dhe qëndrimet e qytetarëve sa i përket skenarëve për Marrëveshjen Përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qëllimi i këtij sondazhi është të kuptojmë faktorët e situatës që ndikojnë në mbështetjen publike, ose mungesën e mbështetjes, për skenarët e ndryshëm në të ashtu quajturën ‘finalen e madhe’.