Projektet Aktuale
Projektet Aktuale

INPUT PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË NATO (PERSPEKTIVAT E SË ARDHMËS): HAPAT DHE PROCEDURAT

 
Qëllimi i këtij studimi është që të analizojë hapat dhe procedurat dhe mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në NATO në të ardhmen. Përveç kësaj, ky studim identifikon mësimet e nxjerra në të kaluarën e afërt nga shtetet e tjera, veçanërisht në rajonin e Ballkanit në rrugën e tyre drejt integrimit në NATO (p.sh., Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia).

INPUT PËR HYRJEN E KOSOVËS NË ORGANIZATAT DHE MEKANIZMAT TJERË NDËRKOMBËTARË (AGJENCITË TJERA TË OKB-SË): (PERSPEKTIVAT E SË ARDHMËS): HAPAT DHE PROCEDURAT

Ky punim analizon dhe ofron një pasqyrë të mekanizmave, hapave dhe procedurave të pranimit të Kosovës në disa organizata ndërkombëtare dhe agjencive të tilla si; Këshilli i Evropës, dhe agjencitë e tjera të OKB-së. Ndër të tjera, punimi ofron një perspektivë të plotë të mundësive dhe pengesave mbi këtë proces.


INPUT PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË OKB (PERSPEKTIVAT E SË ARDHMËS): HAPAT DHE PROCEDURAT

Ky punim hulumtues përshkruan dhe hulumton procesin eventual të anëtarësimit të Kosovës në OKB në të ardhmen. Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, përpjekjet e Kosovës u drejtuan drejt konsolidimit të shtetësisë në sistemin ndërkombëtar, i cili në thelb përbëhet nga anëtarësimi në OKB. Prandaj, ky dokument dekonstrukton faktorët politikë si dhe mundësitë që lidhen me këtë anëtarësim.


INPUT PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË OSBE (PERSPEKTIVAT E SË ARDHMËS): HAPAT DHE PROCEDURAT

Qëllimi i këtij punimi është që të analizoj hapat dhe procedurat e anëtarësimit të Kosovës në OSBE dhe jep një kontribut të konsiderueshëm në lidhje me mundësitë që Kosova ka për anëtarësim.


ZËRI I POPULLIT RRETH 'FINALES SË MADHE' NDËRMJET KOSOVËS DHE SERBISË (Vëllimi III)

Pas sondazhit të parë dhe të dytë, Instituti RIDEA realizon sondazhin e tretë Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (Vëllimi III) në mes datave 20-24 Janar 2020. Në këtë mënyrë, objektivi kryesor i sondazhit është të kuptojmë në thellësi motivet dhe qëndrimet e qytetarëve sa i përket skenarëve për Marrëveshjen Përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qëllimi i këtij sondazhi është të kuptojmë faktorët e situatës që ndikojnë në mbështetjen publike, ose mungesën e mbështetjes, për skenarët e ndryshëm në të ashtu quajturën ‘finalen e madhe’.

Publikimet e RIDEA-s
Publikimet e RIDEA-s RIDEA publikon artikuj akademik në revista të njohura ndërkombëtare, komente dhe opinione në gazetat e përditshme vendore dhe ndërkombëtare.
Raporte dhe Studime
Raporte dhe Studime Substanca dhe Gjendja e Zbatimit te Marreveshjeve te Dialogut Kosove-Serbi
Artikuj Akademik
Artikuj Akademik Kufijtë e një marrëdhënie të lënë pas dore: Korrupsioni dhe Liria Ekonomike. Qerimi, Qerim R. dhe Sergi, Bruno S.
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare Gjendja e përgjithshme e sferës së botimeve akademike ose shkencore në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe shtete të tjera.
Komente/OP-ED
Komente/OP-ED Problemet e vjetra dhe shtetet e reja. Qerim Qerimi. (Taipei Times, 2008).
E-newsletter
E-newsletter Përmbledhje e aktiviteteve të RIDEAs në aspekte të ndryshme që shfaqet dy herë në vjet.