Bordi Këshillues Ndërkombëtar
Bordi Këshillues Ndërkombëtar

Profesor Richard Caplan është Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit, ku ai është po ashtu edhe Bashkëpunëtor Zyrtar i Kolegjit Linacre. Ai ka publikuar gjerësisht për organizatat ndërkombëtare dhe menaxhimin e konflikteve, nacionalizmin dhe konfliktet etnike, sigurinë Evropiane dhe politikat mbrojtëse, dhe për paqen pas-konfliktit dhe shtet-ndërtimin, me theks të veçantë në Ballkanin Perëndimor. Disa nga librat e tij janë: Evropa dhe Njohja e Shteteve të Reja në Jugosllavi (Cambridge University Press, 2005), Qeverisja Ndërkombëtare e Territoreve të Krimit të Luftës: Rregulli dhe Rindërtimi (Oxford University Press, 2005), Nacionalizmi i Ri në Evropë: Shtetet dhe Minoritetet në Konflikt (Oxford University Press, 1996) dhe Shtetet e Bashkimit: Administrata Klinton dhe Kombi në Profil (Westview Press, 1994). Ai është redaktor i librit Strategjitë e Daljes dhe Shtet Ndërtimi (Oxford University Press, 2012). Hulumtimi i tij më i fundit ka qenë i kryesisht i fokusuar në atë se si organizatat paqebërëse ndryshojnë në kuptimin e tyre për karakteristikat dhe kërkesat për një paqe të konsoliduar si dhe implikimet që këto dallime kanë në formulimin dhe zbatimin e strategjive koherente për ndërtimin e paqes.


Prof. Dr. Jan Orbie është Profesor në Degën e Shkencave Politike të Universitetit të Ghent-it në Belgjikë. Gjithashtu, është bashkëdrejtor në Qendrën per Studime Evropiane, e cila paraqet shtyllën e Shkencave Politike të Qendrës Jean Monnet të Ekselencës në Universitetin e Ghent-it, dhe është anëtar i Këshillit të Hulumtimit në të njëjtin universitet. Jan Orbie ligjëron dhe është hulumtues në dimensionet e “lehta” (tregti, zhvillim, shoqëri) të marrëdhënieve të jashtme të BE-së dhe rolin e BE-së si fuqi civile/normative. Ai ka publikuar një numër të artikujve dhe kapitujve të librave lidhur me këto tema. Po ashtu, ka koordinuar aktivitetet e Informacionit dhe Kërkimeve në Jean Monnet për ‘BEja dhe dimensioni social i Globalizimit’ dhe ‘Rëndësia e promovimit të demokracisë ndërkombëtare të BE-së’. Jan Orbie ka edituar dy libra për tregtinë dhe zhvillimin politik të BE-së (me Gerrit Faber, Routledge, 2007 dhe 2009), një libër për politikën e jashtme evropiane (Ashgate, 2008), dhe një libër për politikat shoqërore globale të Evropës (Routledge, 2008), si dhe ka qenë bashkë-editor i numrave tematik të Rishkimeve të Punëve të Jashtme Evropiane (2009 dhe 2011), të Res Publica (2008), dhe Revistës për Hulumtime Bashkëkohore Evropiane (2012).


Prof. Dr. Jo Shaw është Kryetare Salvesen e Institucioneve Evropiane dhe është Drejtoreshë e Institutit për Studime të Avancuara në Shkenca Humane. Deri në dhjetor 2013, ajo ishte Dekane e Kërkimit dhe Nënkryetare e Kolegjit të Shkencave Humane dhe Sociale. Më parë ajo ka qenë Drejtoreshë e Kërkimit në Shkollën Ligjore dhe bashkëdrejtuese e Institutit Europa në Edinburgh. Para se të vinte në Edinburg në 2005, Jo ishte profesoreshë e së Drejtës Evropiane dhe Kryetare Jean Monnet në Universitetin e Mançesterit në periudhën 2001-2004, dhe Drejtoreshë e Qendrës Jean Monnet të Ekselencës. Emërimet e saj të mëparshme përfshinin një post si Profesoreshë e së Drejtës Evropiane dhe Kryetare Jean Monnet e së Drejtës Ndërkombëtare dhe Integrimit në Universitetin e Leeds-it, dhe Drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Ligjit në Evropë, midis viteve 1995 dhe 2001, dhe emërimet në Universitetet e Keele-it dhe Exeter-it, dhe Kolegjit Universitar të Londrës. Gjatë vitit 1998, ajo ishte BE-Fulbright Scholar-in-Residence dhe Profesor vizitues në Shkollën Juridike të Harvardit. Nga 2001-2004 ajo menaxhoi një studim mbi Konstitucionalizmin, Federalizmin dhe Reformën e Bashkimit Evropian në Trustin Federal në Londër, si bashkëpunëtore e lartë hulumtuese. Ajo ishte Kryetare e Universitetit për Studime Bashkëkohore Evropiane (2003-2006) dhe është në Redaksinë e Rishikimit të Ligjit Europian. Ajo bashkë-redakton një seri të madhe të librave për CUP, Studimet e Kembrixhit në të Drejtën dhe Politikën Evropiane dhe është në redaksinë e serive të librit UACES-Routledge të Studimeve Bashkëkohore Evropiane (CES). Që nga viti 2018 ajo gjithashtu ka mbajtur një pozitë me orar të pjesshëm në programin e ri të Kërkimeve Sociale të Universitetit të Tampereut në Finlandë. 


Prof. Dr. Christian Tomuschat, lindur më 23 korrik 1936 në Stettin (Gjermani), Profesor i të Drejtës Kushtetuese dhe Ndërkombëtare në Bonn (1972-1995) dhe në Universitetin Humboldt në Berlin (1995-2004). Ai ka qenë anëtar i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (1997-1986) dhe i Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare (1985-1996, dhe President në vitin 1992). Profesori Tomuschat ka shërbyer si Raportues për gjendjen e të drejtave të njeriut në Guatemalë për Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (1990-1993) dhe koordinator i Komisionit për sqarime historike në Guatemalë (1997-1999). Ish- President i Shoqërisë Gjermane të së Drejtës Ndërkombëtare (1993-1997), ai është anëtar i Institutit të së Drejtës Ndërkombëtare (që nga viti 1997).


Prof. Dr. Guido Franzinetti është Bashkëpunëtor Hulumtues dhe Ligjërues në Historinë e Territoreve Evropiane në Departamentin e Studimeve Humane, Universiteti i Eastern Piedmont-it. Ai ka kryer kërkime, ka ligjëruar dhe punuar në Poloni, Hungari, Uzbekistan dhe Kosovë. Fushat e tij kryesore të interesit janë Nacionalizmi dhe Lëvizjet Kombëtare; Sjellja Zgjedhore; historia e Perandorisë Habsburg në epokën e dyfishtë; dhe Konceptualizimi i Rajoneve Historike Europiane. Publikimet e tij të fundit përfshijnë "Evropa Jugore dhe Politika Ndërkombëtare në Periudhën e Pas Luftës" (2015); "Pyetje të Irlandës dhe Evropës Lindore" (2014); "Ish-Bregu Austriak dhe Zbulimi i Pastrimit Etnik" (2012); " Kriza revolucionare shqiptare e viteve 1991-1992” (2011).


Profesor Sumantra Bose është Profesor i Politikës Ndërkombëtare dhe Krahasuese në London School of Economics, publikimet e të cilit përbëjnë librat për konfliktin në Kashmir (2003) si dhe ndërhyrjën ndërkombëtare në Bosnjë dhe Hercegovinë (2002). Profesor Bose iu bashkua Universitetit LSE në vitin 1999. Ne vitin 2001 ai u bë ligërues, në 2003 profesor i asociuar, dhe që nga viti 2006 ai ka mbajtur një pozitë drejtuese në divizionin e Politikave Ndërkombëtare dhe Krahasuese në këtë universitet. Ai është autori i shtatë librave, nga të cilat Shtetet Laike, Politikat Fetare; India, Turqia dhe e Ardhmja e Sekularizmit, është botuar në mbarë botën nga Shtypi i Universitetit të Kembrixhit në vitin 2018. 


Prof. Dr. Stefan Talmon, D.Phil., LL.M., M.A., është Profesor i të Drejtës Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Oksford-it dhe Bashkëpuntorë i Kolegjit St. Anne, Oksford. Ai është avokat nga 20 Essex Street Chambers në Londër. Ka publikuar disa libra dhe rreth 50 artikuj për të drejtën ndërkombëtare. Aktualisht është duke punuar në një libër për Njohjen e Kosovës në të Drejtën Ndërkombëtare. Ai ka përfaqësuar Shtetet dhe korporatat ndërkombëtare para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.


Profesor Henry H. Perritt, Jr., udhëheq Programin e Kolegjit të Drejtësisë Chicago-Kent në Shërbime Ligjore Financiare. Ai ishte dekan i Chicago-Kent-it në vitet 1997-2002 dhe ishte kandidat Demokrat për Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve në Distriktin e Dhjetë të Illinois-it më 2002. Përgjatë karrierës së tij, Profesori Perritt kishte bërë të mundur për të gjitha grupet e studentëve të inxhinierisë dhe drejtësisë të punojnë së bashku, duke përdorur Internetin për sundimin e ligjit, promovimin e shtypit të lirë, mbështetjen në zhvillimin e ekonomisë, sigurimin e ndihmës për refugjatët në ish-Jugosllavi përmes “Projektit Bosnja” dhe “Veprimit në Kosovë”, si dhe duke krijuar lidhje me institucionet qeveritare dhe arsimore në Kinë dhe Meksikë. Profesori Perritt është autor i më shumë se 70 artikujve të botuar në revista akademike ligjore dhe 15 librave për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ligjore, teknologji dhe drejtësi, e drejtë e punës, duke përfshirë librin 730-faqësh SUPERAUTOSTRADA E SË DREJTËS DHE INFORMACIONIT. Ai ka shërbyer në Ekipin e Tranzicionit të Presidentit Klinton, duke punuar në çështjet e telekomunikacionit, dhe është hartues i parimeve për shpërndarjen elektronike të informimit publik, që ka formuar bërthamën e Amendamenteve të Aktit për Lirinë Elektronike të Informacionit, të miratuar nga Kongresi në vitin 1996. Gjatë administratës së Presidentit Ford, ai shërbeu në stafin e Shtëpisë së Bardhë dhe si zëvendës në Ministrinë (Sekretariatin) e Punës.

Prof. Dr. Matthias Waechter është aktualisht Drejtor i Institutit Evropian për Studime të Mëdha Ndërkombëtare (Nice). Më parë, ai ishte drejtor i programeve të studimeve Master në këtë Institut. Më parë, ai ka qenë drejtues i disa programeve master në këtë institut. Ai gjithashtu është autor i dy librave që janë botuar viteve të fundit rreth sistemit politik francez dhe politikave të Bashkimit Evropian. Përveç kësaj, ai ka shkruar shumë në lidhje me proceset integruese Evropiane, dhe sistemet politike frënge dhe gjermane.


Prof. Dr. Dimitris Papadimitriou është Ligjërues i lartë për ‘Politikë’ në Universitetin e Mançesterit, dhe Drejtor i ‘Qendrës Jean Monnet’ për Politikë në Universitetin e Mançesterit. Përveç kësaj, ai është drejtor i Njësisë së Kërkimeve të Politikave Evropiane. Dr. Papadimitriou ka publikuar gjerësisht, përfshirë dy libra për zgjerimin e BE-së në Evropën Lindore dhe Qendrore. Për më tepër, ai ka shkruar edhe për Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën. Në Universitetin e Mançester-it, ligjëron për politikën dhe institucionet evropiane, veçanërisht për rolin ndërkombëtar të BE-së.


Professor Bruno S. Sergi ka diplomuar me titullin Msc dhe MPhil në ekonomi nga Universiteti i Londrës dhe ka marrur titullin PhD në ekonomi nga Universiteti i Greenwich Business School – Londër. Është aktualisht Profesor i Ekonomisë Politike. Aktualisht, ai ligjëron “Ekonomi Ndërkombëtare” dhe “Ekonomi Politike dhe Financa Ndërkombëtare” në Universitetin e Messina-s në Itali; ai është instruktor në “Ekonominë e Tregjeve në Zhvillim – Azia dhe Evropa Lindore” dhe “Ekonomia Politike e Rusisë dhe Kinës” në Universitetin e Harvardit. Dr. Sergi shërben si bashkëpunëtor i qendrës së Davis Center për Studime Ruse dhe Euroaziatike në Universitetin e Harvardit. Sergi ka qenë autor ose bashkëautor i librave dhe artikujve të revistave mbi ekonominë e tranzicionit, makroekonominë ndërkombëtare dhe biznesin global. Librat e tij të fundit përfshijnë Dinamikat Ekonomike në Ekonomitë Trazicionale (Routledge 2003): Menaxhimi i Biznesit Global (Ashgate 2007); Ekonomia Politike e Evropës Juglindore nga viti 1990 deri në të tashmën (Continuum 2008); Keqinterpretimi i Rusisë Moderne: Pikëpamjet Perëndimore të Putinit dhe Presidencës së Tij (Continuum 2009); dhe Menaxhimi Ndër-Kulturor: Zbulimi i një Mozaiku të Fjalëve dhe Koncepteve (McGraw-Hill 2012). Hulumtimi i tij është botuar në revista shkencore si: Studimet Ekonomike Krahasuese; Zhvillimi; Revista Evropiane mbi Zhvillimin e Hulumtimit; Rishkimi Ekonomik Global; Revista e Ekonomisë Globale, etj. Ai është themelues dhe kryeredaktor i Revistës Ndërkombëtare të Tregtisë dhe Tregjeve Globale; Revista Ndërkombëtare e Politikave Ekonomike në Ekonomitë në Zhvillim dhe Revista Ndërkombëtare e Ekonomisë Monetare dhe Financave.


Prof. Dr. Florian Bieber ka punuar për ish-Jugosllavinë dhe ndërhyrjen e jashtme për më shumë se një dekadë. Ai ka punuar në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitin 2001 për Qendrën Evropiane për Çështje të Pakicave. Nga atëherë, ka kontribuar për një projekt kërkimor ndërkombëtar të Institutit të Kërkimeve të OKB-së për Zhvillim Social për qeverisjen në shoqëritë e ndara. Studimi u botua si monografi Bosnja e pasluftës: Struktura etnike, Pabarazia dhe Qeverisja e Sektorit Publik (Londër: Palgrave, 2006). Ai ka marrë pjesë në Forumin Ballkanik për Politikën e BE-Ballkanit të Institutit të BE-së për Studime të Sigurisë dhe më parë në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme. Para se të bëhej pjesë e Universitetit të Kent-it si Ligjërues i Politikës së Evropës Lindore në vitin 2006, Florian Bieber ka punuar për pesë vjet në Beograd (Serbi) dhe Sarajevë (Bosnjë-Hercegovinë) për Qendrën Evropiane për Çështje të Pakicave. Ai është, gjithashtu, profesor vizitor në Programin e Studimeve të Nacionalizmit në Universitetin e Evropës Qendrore, në Programin Rajonal Master për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Sarajevës dhe Master Ndërdisiplinar për Studime dhe Kërkime të Evropës Lindore (MIREES), Universiteti i Bolonjës. Ai ka qenë bashkëpunëtor për Politikat Ndërkombëtare i Institutit të Shoqërisë së Hapur. Interesimet e tij kërkimore përfshijnë projektimin institucional në shtetet shumë-etnike, nacionalizmin dhe konfliktet etnike, si dhe sistemet politike të Evropës Juglindore. Ai ka botuar artikuj mbi projektimin institucional, nacionalizmin dhe politikën e Evropës Juglindore në Gazetat e nacionaliteteve, Tremujori i tretë Gazetat e Nacionaliteteve, Tremujori i Botës së Tretë, Historia aktuale, Revista Ndërkombëtare e Politikës, Kulturës dhe Shoqërisë, Paqeruajtja Ndërkombëtare, Etnopolitët dhe revista të tjera. Ai është autor i Nacionalizmi në Serbi nga Vdekja e Titos deri në Rënien e Millosheviqit (Münster: Lit Verlag, 2005, në Gjermani , gjithashtu, Bieber ka redaktuar dhe bashkë-redaktuar katër libra për Evropën Juglindore.


Shak Hanish mban titullin Ph.D. në Shkenca Politike nga Universiteti Shtetëror i Arizonës Veriore. Ekspertiza e tij kryesore ka të bëjë me Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Politikat Krahasimore, dhe Politikat e Lindjes së Mesme. Dr. Hanish aktualisht drejton programin e shkencave politike në Universitetin Kombëtar - San Diego në Kaliforni. Për më tepër, ai është konsulent për organizata të ndryshme ndërkombëtare. Dr. Hanish ka botuar mbi 20 punime akademike dhe artikuj të ndryshëm në revista të specializuara.


Dr. Jean d’Aspremont është Profesor i Asocuar i së Drejtës Ndërkombëtare dhe Bashkëpunëtor i Lartë për Kërkime i Qendrës për të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit. Ai është profesor vizitor i së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare në Universitetin e Louvain-it në Belgjikë. Ai është redaktor i lartë i Revistës Leiden për të Drejtën Ndërkombëtare. Ai ka shërbyer edhe si avokat në procedura para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe është anëtar i Komitetit të ILA-s për akterët jo-shtetëror.


Dr. Eline De Ridder është Profesoresh Asistente në Qendrën për Studime të BE-së, Universiteti i Gentit (Belgjikë). Fusha e saj hulumtuese përfshinë zgjerimin e BE-së, me theks të veçantë në proceset e evropianizimit dhe demokratizimit të vendeve kandidate. Ekspertizat tjera përfshijnë substancën e promovimit të demokracisë së BE-së si dhe rotacioni në presidencën e Këshillit Evropian. Ajo ka publikuar një mori artikujsh në revista me recension ndërkombëtar si Revista e Hulumtimeve Bashkëkohore Evropiane, Res Publica, Rishkimi i Punëve të Jashtme të Europës dhe Shqyrtimi Sociologjik Sllovak.


Anat Reisman-Levy është Zëvendës Drejtore e organizatës ‘Forumi i Akordeve të Qytetarëve’ ndërmjet qytetarëve hebrenjë dhe arabë të Izraelit. Për më tepër, ajo udhëheq “Dritaret për Komunikim”, dhe në veçanti procesin e vazhdueshëm të mbikëqyrjes për stafin e organizatave dhe moderatore e trajnimeve të ndryshme për anëtarët e stafit palestinez dhe hebraik të organizatës. Më parë, Znj. Reisman-Levy ishte bashkë-drejtoresha izraelite e Departamentit të Arsimit për Paqe dhe koordinatore e Konferencës Ndërkombëtare të Udhëheqjes Hebrenje për Paqe, të mbajtur në Jerusalem dhe organizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Paqes në Lindjen e Mesme (I.C.P.M.E).


Prof. Dr. Moshe Landsman është Drejtor i Shërbimit Komunal Psikologjik në Arara, këshilli lokal i Izraelit. Ai është ligjërues dhe profesor në Kolegjin e Mësuesve Kaye, Beer-Sheva dhe në Universitetin e Prishtinës në Kosovë. Profesori Landsman është anëtar i Bordit Kombëtar të Shoqatës Psikologjike Izraelite. Më parë, ai ka qenë konsulent klinik për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, projekt psiko-social për komunitetin RAE në Mitrovicë.


Michael Sternberg punon në fushat e zhvillimit organizativ dhe transformimit të konflikteve. Që nga viti 2004, ai punon në Shatil, qendra e trajnimit dhe fuqizimit për organizatat për ndryshim shoqëror të Fondin të Ri të Izraelit, si Drejtor i Qendrës së Menaxhimit dhe Transformimit të Konfliktit [“CTMC”]. Ai ligjëron në universitetet e Haifa-s dhe Jerusalem-it në fushat e sjelljes organizative dhe në grup, dhe teoritë e praktikat e transformimit të konfliktit.

List of videos