Deklaratë e Misionit
Deklaratë e Misionit

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) është një organizatë joqeveritare e pavarur, e përkushtuar për të nxitur dhe përsosur cilësinë e debatit dhe analizës për çështje Evropiane dhe të zhvillimit në Kosovë dhe më gjerë në rajon. RIDEA beson në parimet e lirisë, shoqërisë së lirë, dhe përgjegjësisë, dhe gjeneron frymëzimin e saj mbështetur në këto parime. RIDEA synon të luaj një rol kyç në nxitjen dhe promovimin e ideve të reja praktike, nismave dhe zgjidhjeve të problemeve me të cilat përballen aspektet zhvillimore dhe procesi i integrimit Evropian në Kosovë dhe më gjerë. Pra, RIDEA mëton të jetë një forcë për ndryshim, duke ofruar zgjidhje që janë të mbështetura në evidencë, dhe kanë efekte të gjera, si dhe të jenë të integruara mirë në proceset e politikëbërjes. Duke vepruar kështu, përveç hulumtimeve, RIDEA organizon debate, seminare, konferenca, trajnime, dhe të tjera, me synimin që të angazhojë shkollarët, studiuesit dhe hartuesit e politikave në punën e saj. RIDEA është organizatë jo-fitimprurëse dhe projektet e saj financohen nga entitete private dhe publike.

 

List of videos